Vuçiqi: Derisa të jem unë gjallë, Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Kuvendi i Serbisë po mban seancë për Kosovën, përkatësisht rrjedhën e dialogut Kosovë – Serbi.

Presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, po raporton para deputetëve, ndërkohë në një moment tha se sa të është ai gjallë, Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Kuvendi i Serbisë, për herë të fundit, seancë për Kosovën kishte mbajtur më 22 qershor 2021, kur Vuçiqi kishte folur mbi katër orë para deputetëve.

Kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, ka thënë të martën në mëngjes së shpreson që seanca do të përfundojë gjatë ditës.