E FUNDIT/ Apeli merr vendimin për Joz Markun, ja masa që iu caktua

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për këngëtarin Jozef Marku, i njohur si Joz Marku, i cili u arrestua në fillim të muajit shtator.

 

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Apeli ka vendosur që Marku të hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke ndryshuar masën e vendosur pas arrestimit.

Këngëtari u arrestua pas publikimit të disa pamjeve filmike, ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin gjatë një konflikti me Eduard Kuçin.

 

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Në pamjet e bëra publike, Kuçi shihej teksa ndalohej në rrugë dhe më pas nxirrej nga automjeti ku ndodhej.

Advertisements
Sipas të dhënave të hetimit të bëra publike më herët, për ndalimin e automjetit dyshohet se është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.

Pas disa javësh nga arrestimi, çështja është shqyrtuar në Apel dhe vendimi i fundit i mundëson Joz Markut të dalë nga qelia, ndërsa procedimi ndaj tij do të vijojë nën masën “detyrim paraqitje”.