Profil i shkruar në gjuhën cirilike nën emrin “Goran Gogo Frkz”, i cili sipas të dhënave fillestare paraqitet si një profil rus apo me mbështetje ruse, ka lënë një mesazh ekstremisht fyes dhe degradues në seksionin e komenteve.
Në këtë reagim shkruhet tekstualisht: “Oooo teroristicki kozojebu , jebat cemo ti sve zensko u familiji brzih dana” (Përkthimi: “Ooo terrorist…, do t’ia q*jmë krejt femrat e familjes tënde brenda pak ditësh”).
Gjuha e përdorur mbart një mesazh të pastër agresioni digjital dhe paralajmërimi për sulm ndaj integritetit dhe sigurisë së familjes Haradinaj.
Ky incident vjen në një moment mjaft delikat të aktualitetit politik në vend. Përgjatë zhvillimeve të fundit lidhur me proceset në Gjykatën e Hagës, në Kosovë janë shtuar ndjeshëm edhe diskutimet që propozojnë Ramush Haradinajn për President të Republikës.
Ky rast pason një fushatë më të gjerë sulmesh digjitale ndaj kësaj familjeje.
Vetëm pak javë më parë, edhe vëllai i tij, ish-gjenerali i UÇK-së Daut Haradinaj, denoncoi publikisht se ka pranuar kërcënime direkte nga ushtarë rusë dhe serbë që gjenden në frontin e Ukrainës. Ndonëse Daut Haradinaj i kishte cilësuar ata publikisht si “zagarë” që nuk e shqetësojnë, përsëritja e skenarit të njëjtë tashmë ndaj Ramush Haradinajt ngre alarme të reja.