Në Prelluzhë të Vushtrrisë shqiptarit ia heqin flamurin kombëtar nga shtëpia dhe e dje gin, një i arrestuar

Një person nga fshati Prelluzhë e Vushtrrisë ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë hequr flamurin kombëtar që e ka pasur të vendosur në shtëpi dhe atë e kishin djegur disa metra larg nga shtëpia.

Policia ka njoftuar se rasti kishte ndodhur më 18 shtator, ndërsa dje ka arrestuar një person, i cili ka pranuar se bashkë me dy persona tjerë kanë kryer veprën “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, vandalizëm”, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me këtë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili gjatë ballafaqimit me dëshmitë ka pranuar se bashkë me dy meshkuj kosovarë të tjerë kanë kryer veprën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Fshati Prelluzhë është i njohur për bashkëjetesën ndëretnike, ku përveç shqiptarëve, aty jetojnë tri komunitetet joshumicë, rom, ashkali dhe serb.