Nëna e gjashtë fëmijëve, e cila jeton në një apartament komunal me dy dhoma në Leeds të Britanisë së Madhe, tregoi se si ia del kur bëhet fjalë për rregullimin e gjumit.
Ajo u detyrua të ishte kreative për të akomoduar veten dhe të gjithë fëmijët e saj në këtë apartament, transmeton Telegrafi.
Gruaja përdori aftësitë e saj dhe bëri një shtrat që paloset për t’u dukur si një dollap.
Në profilin e saj në TikTok, tregoi se si duket rutina e saj e mëngjesit.
Në video shfaqet duke hequr jorganin dhe jastëkët nga krevati dhe i vendos në dollapin sipër tij.
Ajo më pas hoqi çarçafin dhe batanijen e vendosur, përpara se të shtynte të gjithë shtratin (përfshirë dyshekun) lart në dollap.
Hapat e fundit ishin heqja e dy pirgjeve prej druri që shërbenin si bazamente shtrati. Kur e bëri, arriti ta kthente divanin në vend.
Shumë nuk do ta dinin as që shtrati ishte aty, pasi pjesa e jashtme përzihej me pjesën tjetër të dhomës së ndenjes. /Telegrafi/