Pamje si ne filma, ja pren deren me sharre ne arrestimin ne fushe kosove VIDEO

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën pranë Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë.

 

Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për një operacion policor për arrestimin e një shtetasi serb, i cili ka qenë në kërkim nga autoritetet në Kosovë prej tre vjetësh.

Sipas informacioneve të Insajderit, i dyshuari është i armatosur, ndërsa dera e banesës ku ndodhet është e blinduar.

 

Për këtë arsye, në operacion janë përfshirë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.