Emocionon Jakup Krasniqi ne fjalen perfundimtare ne hage VIDEO

Ish-zëdhënësi i UÇK-së dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, po përballet me gjykim për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë.

 

Tashmë që kanë mbetur pak më shumë se 1 javë deri në verdiktin final të kësaj gjykate ndaj katërshes së UÇK-së, Krasniqi, më 18 shkurt, vetëm një ditë pas festimit të përvjetorit të 18-të të pavarësisë së Kosovës, kishte mbajtur fjalën e tij përfundimtare, raporton Klankosova.tv.

 

Me urimin për Pavarësi, Jakup Krasniqi nisi deklarimin se qëndron para kësaj gjykate, si njeri i lindur dhe i kalitur në luftën për dinjitet dhe jo si një kriminel.

“Iu uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës, që dje e festuan pavarësinë e Kosovës. Qëndroj para jush jo si kriminel, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftë për dinjitet njerëzor, në një popull që refuzoi zhdukjen nga politikat dhe krimet e gjenocidit të Serbisë”, kishte thënë Krasniqi.

Para trupit gjykues, ai deklaronte se për më shumë se pesë vjet i është mohuar e drejta e njeriut, duke theksuar ndër më të rëndësishmen – atë për të jetuar në liri.