Mirena: Anti-amerikanizmi i Kurtit nuk është i sotëm, ka një jetë të tërë politike kundër Amerikës

Gazetari Ilir Mirena thotë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka një jetë të tërë politike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se anti-amerikanizimi i Kurtit nuk është i sotëm por ka nis që moti, ku sipas tij ka filluar me KFOR-in dhe intervenimin e NATO-s dhe ka vazhduar dhe me ambasadorë e emisarë amerikanë.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Mirenës:

Anti amerikanizmi i Albin Kurtit nuk eshte i sotem.

Ai ka nise qe moti.

Ka nis prej kur KFOR’in dhe intervenimin e NATO’se e ka quajte nje forme neokolonializmi, prej kur ka kundershtuar secilen marreveshje te Kosoves me perendimin, prej kur tinejxhereve te Kosoves neper bodrumet e Prishtines ua kane shperlare trurin me literature bolshevike e filma dokumentare te tipit “se si Amerika po bene puç kunder Hugo Chavezit”, deri te lendimi fizik i Ambasadores Jackobson, kercenimi me protesta kunder vizites se Sekretares Albright, kundershtimi i demarkacionit me Malin e Zi, edhe pse per te na bindur vinin ne Kosove zyrtaret me te larte amerikane (mes tyre edhe Joe Biden, asokohe si zv/president i ShBA’se), pastaj shkrime personale te panumerta nder vite mbi kete fryme anti perendimore, propaganda kunder Grenellit, Presidentit Trump, sabotimi i investimeve amerikane (kujtojeni se fundi projektin e gazit) e deri me sot me propaganden kunder emisarit Escobar, e plot e plot raste me te imeta te cilat tani nuk po me kujtohen…
Pra, Kurti e ka nje jete te tere politike kunder Amerikes. Me k’si politikani armiqte e Kosoves kushedi n’çfare monotonie ndodhen…🤷‍♂️