🛑Aleanca nuk merr pjesë në seancë e 9 shtatorit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se mandati i 120 deputetëve është djegur.
Ai ka fajësuar partinë fituese, që sipas tij, ka shkelur krejt afatet me moskonstituimin e Kuvendit. Kësisoj, deputetët e këtij subjekti nuk do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit të ftuar nga Avni Dehari.
“Padrejtësisht me është djeg mandati nga partia fituese, e cila nuk e ka konstitu Kuvendin siopas afatit kohor.Mandati i 120 deputetëve është djegur dhe gjithë ai proces zgjedhor është djegë dhe është e padrejtë. Ne nuk jemi deputet. Cdo veprim që marrim është jokushtetues”, ka thënë ai për T7, transmeton IndeksOnline.