Familja e Haki Imerit ‘godet’ Abdixhikun dhe Osmanin – i akuzon për mashtrim të votuesve: LDK-ja nuk e meriton votën qytetare

Përmes një postimi në Facebook, familja e Haki Imerit ka kritikuar ashpër LDK-në dhe lidershipin e saj, duke e akuzuar për mashtrim të votuesve dhe devijim nga rruga politike e Ibrahim Rugovës.

Në reagim thuhet se partia për vite me radhë ka përdorur akuzat për vrasje politike për të marrë vota, ndërsa më pas ka bashkëqeverisur me ata që i akuzonte, përcjell “Bota sot”.

 

Postimi ngre edhe pyetje për raportet e figurave të LDK-së me ish-krerët politikë në Hagë, duke kërkuar më shumë sinqeritet dhe transparencë ndaj qytetarëve.

Sipas tyre, kontradiktat dhe përçarjet brenda partisë kanë bërë që shumë votues të ndihen të zhgënjyer dhe të largohen nga LDK-ja.

Postimi i plotë

 

-Pse nuk duhet të votohet LDK-ja?

-LDK-në nuk e shkatërroi vetëm SHIK-u.

-PDK-së i ndihmuan edhe vetë krerët e LDK-së.

-Për vite me radhë, krerët e LDK-së i thanë qytetarit:

“Po na vrasin zyrtarët. Po na sulmon SHIK-u dhe PDK-ja.”

-Qytetari mbushej me mllef.

-Me dhimbje.

-Me zemërim.

-Pastaj LDK-ja në fushatë elektorale .

-E përdorte atë mllef për vota.

-Fitonte edhe zgjedhjet.

-Por çfarë ndodhte më pas?

-Bënin koalicion pikërisht me ata që i akuzonin për vrasje.

-Këtu filloi zhgënjimi i madh i votuesit të LDK-së.

-Qytetari e kuptoi lojën e tyre të ndyrë.

-Në njërën anë bënin sikur kërkonin drejtësi.

-Në anën tjetër ndanin pushtetin me ata që i quanin vrasës.

-Këtu filloi shembja morale e partisë.

-Teksa qytetari e kuptoi mashtrimin, LDK-ja filloi të tkurrej.

-Qytetari ka ende disa pyetje për krerët e LDK-së:

-Si është e mundur që, për vite me radhë, akuzoni dikë për vrasje politike, ndërsa në anën tjetër shkonit ta vizitonit në Hagë?

-Pse nuk i tregojnë opinionit publik sa herë e kanë vizituar Hagën -Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani?

-Jo pse dikush është kundër vizitave te kreu i NPK-së.

-Por sepse qytetari kërkon sinqeritet dhe transparencë.

-Nuk mundesh, në njërën anë, ta akuzosh dikë për krime politike, e në anën tjetër të sillesh sikur asgjë nuk ka ndodhur.

-Kjo është arsyeja pse qytetarët janë lodhur nga kreret e LDK-së.

-Janë lodhur nga fjalët boshe.

-Sot, LDK-ja e ka humbur identitetin e Rugovës.

-Është distancuar nga rruga që e bëri parti shtetformuese.

-Shumëfytyrësi e paparë.

-Mashtrim emocional.

-Pazaret e LDK-së e kane zhgënjyer votuesin e saj vazhdimisht.

-Pas vdekjes së Rugovës, pothuajse çdo kryetar i LDK-së e largoi partinë nga rruga e tij.

-Lumir Abdixhiku thotë se nuk kishte kushte për Vjosa Osmanin.

-Hykmete Bajrami deklaron se kishte kushte.

-Kush po genjen Lumiri apo Hykmetja ?!

-Pra, kjo tregon qartë se brenda LDK-së ka gënjeshtra, kundërshtime dhe përçarje.

-Një parti që nuk ka sinqeritet me votuesin, e humb rrugën.

-Sot shumë njerëz ndihen të tradhtuar.

-Të përdorur.

-Qytetari mban mend..

-Ai e njeh dhe e kupton të vërtetën.

-Dhe po largohet, nga LDK-ka me te drejte.

LDK-ja, me këtë lidership, nuk e meriton votën e qytetarit