Çekani do të godasë më 16 shtator.
Në këtë datë do të shpallet verdikti final për 4-shen e UÇK-së. Por, deri në këtë ditë, shumëçka ndodhi brenda dyerve të Tribunalit të Hagës.
Qindra orë deklarata e dëshmi, disa prej të cilave e shkundën Hagën dhe mbështetën pafajësinë e atyre që akuzohen.
Një nga to ishte edhe dëshmia e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin.
Pas dëshmisë treditore të Rubin, në karrigen e dëshmitarit u ul këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams.
Edhe ky ishte në një vijë me Rubin, duke shtuar se Thaçi asokohe nuk kishte kompetenca të vendoste vetë. Dhe kjo, sipas tij, ishte e qartë si drita e diellit.
Më pas, radha i erdhi ambasadorit Christopher Hill. Ky i tha jo paraqitjes në Hagë në vitin 2003 kundër Millosheviqit, teksa për rastin e liderëve të UÇK-së nuk e refuzoi.
Ai nuk u kursye fare para prokurorisë, duke ua thënë në fytyrë se kishte shumë pasaktësi në dokumentin e përpiluar në rastin e 4-shes së UÇK-së.
Edhe më i qartë me dëshminë e tij ishte gjenerali amerikan Wesley Clark. Pasi përfundoi dëshminë e tij, kërkoi edhe disa minuta shtesë për t’i thënë edhe nja dy fjalë.
Me të iu dha fund deklaratave të dëshmitarëve të mbrojtjes në Hagë, dëshmitë e të cilëve pritet të jenë bazë për një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së.
Detajet i sjell kronika në vijim: