Ish-emisari ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë disa deklarata për situatën e sotme në veri të Kosovës, duke ripërsëritur thirrjet që Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet në pushtet, ndërsa kryeministrin Albin Kurti e fajësoi për tensionet, suke e quajtur “kryeministri fashist i Kosovës, radikal me përvojë i ekstremit të majtë”.
Grenell akuzoi Kurtin se me konflikte po dëshiron të përmirësojë pozitën e tij në sondazhe, pasi sipas tij, sondazhet po e qesin Kurtin në një pozitë shumë të keqe.
Më poshtë mund të lexoni cicërimat që ai bëri, përderisa situata po shkonte drejt përshkallëzimit në veri
Vetëm për kujtesë, Presidenti Trump negocioi me sukses 4 marrëveshjet e normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ne po ndihmonim në rritjen e ekonomive dhe po prisnim përpara.
Madje morëm një pushim 1 vjeçar në fushatat njohje-çnjohje.
Biden e ka injoruar Ballkanin.
Kjo nuk ka të bëjë me të kaluarën – asnjëra palë nuk ka gjithmonë të drejtë ose gjithmonë gabim.
Bëhet fjalë për lëvizjet e njëanshme të Albin Kurtit për të refuzuar letërnjoftimet dhe targat serbe brenda Kosovës.
ËSHTË E PANEVOJSHME.
Populli i Kosovës meriton punë – dhe liderë që duan zhvillim ekonomik.
Një tjetër katastrofë nga Blinken. Edhe shqiptarët e dinë se problemi është Kurti.
Kthejeni Thaçin!
Sapo fola me një mik në Kosovë. Fjalët e tij të sakta: “Nuk ka qenë kurrë kështu në 15 vitet e fundit”.
Kurti po i shkakton këto konflikte me lëvizjen e tij të njëanshme për ndalimin e letërnjoftimeve dhe targave serbe.
Unë kam shumë miq në Kosovë që janë shumë të inatosur me Kurtin.
Ka pasur kaq shumë përparim për popullin e Kosovës nën udhëheqjen e Thaçit.
Populli meriton një lider që dëshiron punë jo konflikte. Kosova meriton më mirë.
Sapo fola me studentët dhe mësuesit e Universitetit të Beogradit për vendimet e pamatura të Kurtit. Jake Sullivan duhet të telefonojë Kurtin dhe t’i thotë të ndalojë menjëherë lëvizjet e tij të njëanshme.
Dhe lironi Hashim Thaçin tani!
Kthejeni përsëri Hashim Thaçin menjëherë. Albin Kurti po përpiqet të përmirësojë shifrat e tij të tmerrshme të sondazheve përmes konfliktit.
“Edhe një herë, kryeministri fashist i Kosovës, radikal i ekstremit të majtë dhe me përvojë, Albin Kurti, në mënyrë të njëanshme bën një lëvizje për të refuzuar targat dhe ID-të serbe në Kosovë. Budallëqe. Të pamatur. Dhe e panevojshme. Pse Jake Sullivan dhe Antony Blinken nuk po i thënë Kurtit të ndalojë rrugët e tij fashiste?
Kosova askush nuk dëshiron luftë apo konflikt. Por Kurti mendon qartë se kjo është një mënyrë për të përmirësuar shifrat e tij të sondazheve në rënie. Veprimet e tij të fundit janë të panevojshme.
Evropianët i kanë thënë atij të ndalojë – por atij duhet t’i thuhet të ndalojë gjithçka.