Albini ra në kurthë të Vuçiqit, në këtë rast po më dhimbet veç policia e Kosovës

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla në një postim në Facebook ka shkruar rreth situatës së krijuar gjatë ditës së sotme në Mitrovicën e Veriut. Ai thotë se pas një viti bisedime rreth targave dhe stikersave, Serbia do ta rikthejë situatën në pikën zero, transmeton Gazeta Metro.

Syla pretendon që kryeministri, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi kanë rënë në grackën e presidentit serb, Aleksandar Vucic dhe tani synojnë të fitojnë ‘1 grusht’ vota sepse janë të paaftë.

Ai ndër të tjerash thotë se kjo Qeveri e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje i ka humbur edhe një vjet kot dhe ende nuk është në dijeni se si do ta përfundojë këtë marrëveshje me Serbinë.

Në fund Syla i kujton qytetarëve të Kosovës që KFOR’i është i pranishëm në veri dhe situata nuk mund të përshkallëzohet.

Ndërsa, shton se në këtë rast janë duke iu dhimbsur vetëm Policia e Kosovës dhe familjarët e tyre sepse janë duke u përdorur nga Qeveria Kurti për poena politikë.

Postimi i plotë i Valon Sylës: