Ushtari i UÇK-së i thotë Ministres Serbe… Hajde se nuk do kem mëshirë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri – Riki, ka reaguar ashpër pas deklaratës së një ministreje në Qeverinë e Serbisë, e cila, sipas raportimeve, ka thënë se ish-presidenti serb Slobodan Millosheviq është dashur të kryente spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Tahiri e ka dënuar deklaratën, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe provokuese.

Në reagimin e tij, ai shkruan:

“I respektuam ligjet e luftës deri maksimum, por prapë së prapë u tradhtuam nga shërbëtorët tuaj (shqiptarë e evropianë). Herave tjera lojën do e luajmë pa rregulla. Nëse kërkoni shfarosje dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve, atëherë bëni gati kampet e refugjatëve për serbët e Kosovës në Serbi. Provojeni kur të doni e si të doni, por herën tjetër nuk do të kemi mëshirë sikur herave tjera. Ata që tentuan ta shfarosin këtë popull i kanë eshtrat në Beograd.”

Deklarata e ministres serbe dhe reagimi i Tahirit kanë nxitur diskutime dhe reagime në rrjetet sociale.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet serbe lidhur me reagimin e Ridvan Tahirit. Gjithashtu, nuk dihet nëse institucionet e Kosovës do të dalin me një qëndrim zyrtar për këtë çështje.