LAJMI FUNDIT| PDK-ja merr këtë vendim pasi Vetëvendosje lëshoj pe për nënkryetarët

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke shqyrtuar mundësinë që të mos marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet nesër, ku në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

 

Sipas burimeve të Gazeta Minuti, brenda PDK-së janë duke u zhvilluar diskutime lidhur me qëndrimin që kjo parti do të mbajë në seancën e nesërme, ndërsa mundësia e mospjesëmarrjes në votim është një nga opsionet që po shqyrtohet.

 

Burimet bëjnë të ditur se për këtë çështje pritet të mbahet edhe një mbledhje urgjente e strukturave drejtuese të PDK-së, ku do të diskutohet situata e krijuar dhe qëndrimi përfundimtar i deputetëve të kësaj partie.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit vazhdon të jetë pjesë e përplasjeve politike mes partive, ndërsa sigurimi i votave të nevojshme mbetet një nga çështjet kryesore për funksionalizimin e plotë të institucioneve.

Sipas burimeve, vendimi përfundimtar i PDK-së pritet të merret pas mbledhjes urgjente, ndërsa ende nuk dihet nëse deputetët e kësaj partie do të jenë të pranishëm apo do të zgjedhin të mos marrin pjesë në procesin e votimit.

Gazeta Minuti do të raportojë për zhvillimet e fundit dhe vendimin që pritet të merret nga PDK-ja.