Ali Ahmeti, një nga figurat e mëdha të UÇK-së dhe lider kombëtar i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut gjatë pjesëmarrjes në marshin për lirim të drejtuesve të UÇK-së u pyet për kërkesën e Albin Kurtit se votuesit e Gjykatës Speciale “duhet të kërkojnë falje.”
Ahmeti tha se ajo Gjykatë Speciale u kërkua nga ndërkombëtar ndërsa në Kosovë u votua me synimin “për t’ia heq qafe gurin UÇK-së dhe popullit shqiptar.”
“Tani Gjykata Speciale është një proces dhe ata të cilët kanë votuar dhe kërkuar të votohet për Gjykatën Speciale pikërisht janë në Hagë. Dhe pse është bërë ky veprim. Ky veprim është bërë për t’ia heq gurin prej qafe UÇK-së. Për t’ia hequr gurin prej qafe popullit shqiptar, se kinse UÇK-ja ka qenë ndërmarrje kriminale. Dhe këtu nisma ishte për ta pastuar UÇK-në.
Dhe për këtë arsye është votuar që të zbardhet e vërteta. Dhe unë e thash në fillim, se asgjë nuk ka pasur të vërtetë për Shtëpinë e Verdhë dhe librin e Dick Marty-t, dhe tani u konvertua në proces të sajuar me dëshmitar të rremë dhe materiale të pafaktuara, për t’i shpallë njerëzit fajtor,” tha Ahmeti.