“Albini ju mundi i vetëm, qepeni gojën!” – Dosti ‘shpërthen’ ndaj opozitës me akuza të forta

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj partive opozitare në Kosovë pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti kanë dalë fitues përballë një fronti të gjerë politik që, sipas tij, është përpjekur t’i ndalë.

 

Në një postim në Facebbok me disa krtika të forta ndaj liderëve të opozitës, Dosti thotë se LVV-ja i ka mposhtur kundërshtarët “e vetme” në vota, mandate dhe mbështetje popullore, ndërsa u bën thirrje partive humbëse të pranojnë rezultatin dhe të heshtin, përcjell “Bota sot”.

Ai gjithashtu komenton mundësitë për koalicione të ardhshme, duke theksuar se çdo marrëveshje politike duhet të jetë në funksion të interesit të Kosovës dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve.

Shkrimi i plotë

 

Ju ka mundur të gjithëve dhe, pse? I vetëm…

E tash ç’ka dreqin po lypni… ti Bedri, ti Sami, ti Lumir, ti Vjosa, ti Ramush e ti Adrian?

E krejt ju, kopeja e ujqërve që veç dëm i keni bërë Kosovës.

Ç’nuk bëtë për ta ndalur LVV-në e Kurtin që të dështonin e t’i humbnin këto lloj zgjedhjesh, ku pa dëshirën e saj e çuat ju Kosovën.

As Beogradi e as Tirana, as Vuçiçi e as Rama, as Vjosa, Bedriu e Lumiri së bashku me Lushtakun, Adrianin e Ramushin, as Grenelli ylberist prej Ëashingtonit e as Thaçi prej Hagës, e as krejt të gjithë bashkë nuk ia dolët dot.

I vetëm e përballë poshtërsive tuaja pa fund, më së pari kundër Kosovës e popullit të saj, e pastaj edhe kundër LVV-së e Albinit. Këto të fundit ju mundën bindshëm e me çka kishit.

Ani pse rezultatet përfundimtare e zyrtare të zgjedhjeve të 7 qershorit ende nuk janë bërë publike nga KQZ-ja, Albini e LVV-ja e tij prijnë bindshëm në çdo drejtim dhe opozita e marrë së bashku, PDK + LDK + AAK, nuk kanë asnjë gjasë t’u afrohen atyre, si në shifra ashtu edhe në përqindje.

Ju mundën të vetëm dhe, krahasuar me ju të treja së bashku, ose thënë shqip, krejt opozitën e atyshme, me përqindje elektorale: Albini – LVV 46% deri tani, e ju 43% (PDK 19%, LDK 17%, AAK 6.9%).

Ju mundi me vota. Albin – LVV po shkojnë kah 380 mijë, e ju të treja bashkë s’e kapni dot as 300-mijëshin.

Ju mundi me vota personale e si individ. Albini po kap 400 mijëshin e ju të tre bashkë as që i afroheni dot, se nuk shkoni as te 260-mijëshi.

Ju mundi me ulëse në Kuvend, ku deri tash Albini e LVV kanë 52 të tilla, e ju së bashku 48 (PDK 22, LDK 19, AAK 7).

Ju mundi asisoj dhe ju la siç la LDK-në pa fituar as edhe një komunë të vetme, teksa mbrëmë ka humbur edhe Istogun.

Ju mundi si me grusht – nokaut, edhe me votat e diasporës, ato me kusht, me poste e në përfaqësitë diplomatike, aq sa ju turpëroi fare.

E sërish ju, lukunia e ujqërve, vazhdoni e bëni gam-gam.

Sërish ka fytyrë Vjosa të kërkojë të bëhet presidente, të kërkojë marrëveshje e aleanca, e të kërkojë “të merremi vesh”, e të ulemi e të bisedojmë në të mirë të Kosovës (?!).

Sërish i pafytyri Abdixhiku gënjen e mashtron LDK-istët e ju flet për fitore (?).

E sërish Hamzat e Lushtakët kokë-shkëmb nuk zënë mend dhe e kanë të vështirë të pranojnë humbjen.

Në vend që t’i gëzohen 6–7% që morën (që për mua ishte surprizë vërtet), atje në AAK, Gjini e Ramushi sërish vazhdojnë e hedhin baltë mbi Albinin e LVV-në e tij.

Koalicionet e mundshme, në të mirë të Kosovës dhe duke respektuar votuesin e saj, sipas meje mund të jenë LVV me LDK, por absolutisht JO me Lumirin e Vjosën; ndonjë tolerim i pranueshëm me PDK, por JO me Lushtakun brenda; si dhe ndonjë marrëveshje në të mirë të Kosovës edhe me AAK, por JO me Ramushin brenda.

Albin, mos lësho pe. E ke thënë bukur e mençurisht: “Shtet për krejt e krejt për shtet”, ndaj do bësh mirë që presidentin e ri të Kosovës ta zgjedhë populli e jo partitë politike. OK.

Dhe s’di pse kam gjithë të drejtën e Zotit që pikërisht ju humbësve të lindur sot t’ju drejtohem kësisoj e kaq ashpër…

…Injorantë të lindur, humbës e dështakë të provuar më shumë se një herë, armiq të Kosovës e popullit të saj, me plot gojën. Më së paku në kësi rastesh dhe e vetmja e mirë që mund t’ia bëni ju Kosovës sot është… të heshtni!

Po, po ju e Ganat, Vlorat, Editat e Hykmetët tuaj të neveritshëm, qepeni gojën… se jeni humbës.

Po, po ju e analistët e gazetarët tuaj të shpifur, bythë e shpirt shitur e të paguar prej Vuçiç-Ramës, me Batonin e Beratin në krye, bëni mirë të ulni kokën, të mbyllni buçet e ta fusni mirë në kokë atë se, ani pse LVV e Albini nuk shkuan pas këtyre zgjedhjeve të paktën atje ku ishin, me 51% e me 57 ulëse në Kuvend, juve ju mundën sërish e bindshëm në të gjitha drejtimet.

Ndaj mos guxoni më të luani me fatin e Sovranit. Ai foli sërish. JU duhet të mbeteni jashtë, sepse veç keq e dëm i keni bërë Kosovës e popullit të saj.