Merr fund gjithçka – Albin Kurti dhe LVV i gëzohen fort këtij lajmi

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit po shkon drejt fundit, ndërsa rezultatet e fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një epërsi të thellë dhe fitore bindëse të Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka arritur të sigurojë plot 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Minuti.

Ky rezultat e vendos partinë e udhëhequr nga Albin Kurti në një pozitë jashtëzakonisht të fuqishme politike, pasi LVV ka arritur të fitojë e vetme aq deputetë sa pothuajse e gjithë opozita së bashku, duke dëshmuar se mbetet forca më dominante në skenën politike të vendit.

Një tjetër element që bie në sy nga këto zgjedhje është edhe rezultati personal i liderit të kësaj force politike. Albin Kurtirezulton sërish si politikani më i votuar në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen masive qytetare dhe duke ruajtur statusin e liderit me besimin më të madh elektoral në vend.

Rezultatet e deritanishme po konsiderohen si një mesazh i qartë i elektoratit, me Lëvizja Vetëvendosje që jo vetëm ka dalë fituese, por ka arritur një rezultat që e vendos përballë opozitës me një epërsi të konsiderueshme, duke i dhënë Albin Kurtinjë tjetër mandat të fuqishëm politik për të udhëhequr vendin.