Pas përfundimit të procesit të konstituimit të Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, pritet që të thirret edhe seanca për formimin e Qeverisë së re.
Hapi i radhës pritet të jetë propozimi i kandidatit për kryeministër, i cili më pas do të paraqesë përbërjen e kabinetit qeveritar para deputetëve për votim.
Sipas procedurave kushtetuese, pas konstituimit të Kuvendit hapet rruga për formimin e institucioneve të reja ekzekutive. Nëse kandidati për kryeministër siguron shumicën e nevojshme të votave në Kuvend, Qeveria e re do të mund të nisë mandatin e saj.
Aktualisht, vëmendja mbetet te përfundimi i procesit të konstituimit të Kuvendit, ndërsa më pas pritet të qartësohet edhe data e seancës për votimin e Qeverisë së re.
Procesi i konstituimit të Legjislaturës XI ka qenë i shoqëruar me përplasje politike rreth zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa seanca është paraparë të vazhdojë më 13 shtator.