Zhvillime dramatike, Haxhiu merr vendim – Çka ndodhe tash?

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituar Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të sotme në seancën konstituive.

 

Megjithatë, ky veprim pritet të hapë një përplasje të re politike dhe kushtetuese.

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar procesin e konstituimit të Kuvendit.

 

PDK-ja ka argumentuar se procesi është shoqëruar me shkelje të afateve dhe me pengesa të vazhdueshme në zgjedhjen e nënkryetarëve, ndërsa ka kërkuar që për këtë çështje të japë fjalën Gjykata Kushtetuese.

Për këtë arsye, ende mbetet e paqartë nëse Kuvendi mund të konsiderohet përfundimisht i konstituar në aspektin kushtetues, pasi vendimi përfundimtar mund të varet nga vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Nëse PDK-ja e procedon rastin, pritet që Kushtetuesja të vlerësojë nëse janë përmbushur të gjitha kushtet kushtetuese për konstituimin e legjislaturës.

Gazeta Minuti do të përcjellë zhvillimet e radhës lidhur me këtë përplasje politike dhe kushtetuese.