Albin Kurti hyn si fitues në garë, ka listë besnike dhe të konsoliduar, të tjerët janë copa-copa.

Nga Xhevdet Pozhari

U bënë disa cikle zgjedhore të cilat i analizoj.

Që nga koha e shkëputjes së PSD-së kur pata deklaruar se nuk do ta marrin asnjë deputet, rritja e furishme mbi 50% e Vetëvendosjes, gabimet fatale në hapa të opozitës me Avdullah Hotin.

 

Sulmet e tyre në pikën më të fortë të Albin Kurtit – shtrirjen e rendit në veri, duke e forcuar në vend se ta dobësojnë… etj, etj.

Krejt këto i kam parashikuar me saktësi, ndër vite.

Edhe në këto zgjedhje kam paralajmëruar se kjo bllokadë e opozitës për presidentin do t’ju kthehet bumerang!

Dhe, ka filluar të ndodh më shpejt sesa që kam pritur!

Kjo për faktin se opozita nuk ka kauzë.

Qëllimi i tyre i vetëm është ta dobësojnë Albin Kurtin dhe të qeverisin.

Pallavrat e llojit “për Kosovën, për një të ardhme më të mirë”… më nuk pinë ujë.

 

E vetmja gjë që nuk kam pritur që do të ndodh kaq haptazi, është irritimi i strukturave besnike të LDK-së që u menjanuan për një emër të përveçëm dhe guximi i tyre për ta shprehur haptazi.

Pra, kryetari i kësaj partie, duke dasht me çdo kusht ta dëmtoj Albin Kurtin, i dha goditje të pakthyeshme vetvetes.

E di se do të mundohen t’ju thonë “hajt se ai është me ata”, me qëllim që t’ua mbyllin sytë.

Por, mbajeni mend këtë status pas datës 7 qershor!

Albin Kurti hyn si fitues në garë. Ka listë besnike dhe të konsoliduar. Të tjerët janë copa-copa. Dhe, kjo do të manifestohet në rezultatin përfundimtar.

E, LDK-ja do të pësojë, kësaj radhe shkaku i lakmisë së pakontrolluar.