Vjosa do te jete presidente e Kosoves – Vjen mbeshtetja qe e priti Vjosa Osmani

Visar Xani, i cili së fundmi iu bashkua ekipit të LDK-së, ka deklaruar në emisionin “Politiko” se LDK-ja do të dalë forca e parë politike në vend, ndërsa është shprehur i bindur se Vjosa Osmani do të jetë presidente.

Ai theksoi se qytetarët kanë nevojë për një qasje tjetër në politikë dhe për institucione më funksionale.

 

Xani u prezantua më herët nga Vjosa Osmani si pjesë e ekipit të saj, ku ajo vlerësoi përvojën e tij mbi 18-vjeçare në fushën e komunikimit publik, gazetarisë dhe institucioneve.

Sipas Osmanit, ai i përket brezit që e ka përcjellë Kosovën në periudha të rëndësishme të zhvillimit politik dhe shtetëror.

Fillimisht i angazhuar si gazetar dhe analist politik, e më pas edhe në administratë publike dhe organizata ndërkombëtare, Xani konsiderohet si një emër me përvojë në debatet publike dhe proceset institucionale në vend.