Ky është qytetari nga Drenasi që humbi jetën tragjikisht në një aksident

Ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti Liman Gjoka nga Drenasi.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, ndërsa ceremonia e varrimit pritet të bëhet e ditur në një njoftim të mëvonshëm.

Njoftimi i familjes:

 

“Sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Liman Gjoka, një humbje e madhe që ka prekur thellë familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Në këto momente zie, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Gjoka dhe të gjithë të afërmit.

Lusim Allahun e Madhëruar që t’i japë durim familjes dhe ta mëshirojë të ndjerin, duke e bërë prej banorëve të Xhenetit. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona.”