WOW – Edhe shtesat per femije do rriten, Albin Kurti tregon shifren e madhe

Albin Kurti ka premtuar rritje të dyfishtë të shtesave për fëmijë, duke deklaruar se mbështetja financiare do të kalojë nga 20 në 40 euro për një kategori, ndërsa nga 45 në 90 euro për kategorinë tjetër.

Sipas tij, kjo masë synon të ndihmojë familjet në përballimin e kostos së jetesës dhe të rrisë mirëqenien sociale në vend.

 

Kurti theksoi se familjet dhe fëmijët do të vazhdojnë të jenë prioritet i politikave qeveritare, duke premtuar më shumë mbështetje direkte për prindërit.

Ai tha se përmes këtyre masave synohet lehtësimi i barrës financiare dhe krijimi i kushteve më të mira për rritjen dhe edukimin e fëmijëve në Kosovë.