Lëvizja Vetëvendosje nis prezantimin e planprogramit, Kurti pritet me duartrokitje e brohoritje.
Albin Kurti ne fjalim tha qe ka hequr edhe terminalet private dhe iu ka kthyer shtetit, poashtu do te behet arka digjitale.
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sonte tubimin në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, ku po prezanton planprogramin e saj zgjedhor.
Tubimi po mbahet në Salla 1 Tetori, në praninë e një numri të madh të simpatizantëve dhe mbështetësve të partisë, transmeton “Bota sot”.
Në momentin kur lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka dalë për të marrë fjalën, salla është përfshirë nga brohoritje të fuqishme të publikut me thirrjet: “Albin Kurti, Albin Kurti”.
Gjatë këtij tubimi, Vetëvendosje po prezanton prioritetet dhe planprogramin e saj për zgjedhjet e 7 qershorit.