Florian Marku trregon per jetën e tij “ Ne Greqi isha pa letra, kur u nisa per Angli me mashtrruan”

Boksieri Florian Marku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në ceremoninë e dhënies së titullit “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”. Që nga rrugëtimi drejt Greqisë pa letra e deri tek mbërritja në Angli përmes mashtrimit, Marku tregoi të gjithë rrugëtimin dhe vështirësitë që ka hasur deri më sot. Po ashtu, përballë kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar, ai tregoi se ka arritur të mbajë premtimin ndaj nënës së tij, të cilës i kishte premtuar se nuk do punojë më pasi ai do e ndihmojë.

Në fund, kampioni i boksit dërgoi një mesazh për të rinjtë që të mos dorëzohen por të ndjekin ëndrrat e tyre deri në fund.

‘Tashi nuk di se nga t’ja nis. Eshtë një ëndërr e bërë realitet, e gjithë Shqipëria të më shohë nuk di cfarë të them. Siç e keni parë, kam qënë realist. Kam lindur në Lushnje, në moshën 7-vjeç kemi ikur në Selanik, në Lushnje kam bërë sport, në Selanik u mora me futboll, më pas ndërrova sportin, nisa boksin.

Kam punuar punë krahu, nëna ime ka punuar edhe pastruese, nuk e di ku është nëna, më duket po mban djalin jashtë. I kam thënë nuk do punosh më kurrë, kaluan disa vite, shyqyr zotit ajo nuk ka nevojë të punojë më. Të çarat nëpër fytyrë janë gjëra të vogla. U shpalla kampion Greqie, nuk e hodha kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam operuar duart 5 herë, është një sport i vështirë. Iu ktheva boksit, kur kam qënë në Greqi isha pa letra, jetonim pa letra. Në Angli ika rastësisht, një promotor na gënjeu, do i kesh gati, mora nusen dhe u nisëm në Angli.

Kur arrita çdo gjë ishte mashtrim, na kishin mashtruar, nuk kishim asgjë, e kisha ëndërr të boksoja në Angli. Thashë po ia nisim nga 0. Aty kapja promotorat më të mëdhenj, i thashë do ua mbush ringun. Pastaj mu hapën rrugët e sukesit.

Asgjë nuk është fat në jetë duhen shumë punë e sakrifica. Paragjykime kemi të gjithë. O e meritoj unë o nuk e meriton askush. Doktorat më thanë mos u ndesh, nuk ndjeja dorën, kam kaluar shumë gjëra si puna e kësaj. Unë dua ti them rinisë: Kurrë mos u dorëzoni, dita juaj do vijë, siç jam unë sot këtu.’- tha Marku.

Florian Marku është shpallur kampion për titullin WBC Silver. Dy ditë më parë, në stadiumin ‘Air Albania’, boksieri shqiptar u përball me meksikanin Miguel Parra Ramirez, një duel që zgjati 10 raunde, me boksierin shqiptar që e fitoi me pikë.