Mirena publikon një video, pretendon se është Arbnor ose Astrit Dehari duke protestuar kundër marrëveshjes së vitit 2011

Analisti Ilir Mirena ka publikuar një video ku shihet njëri nga vëllëzërit Dehari duke protestuar kundër marrëveshjes së vitit 2011 për lirinë e lëvizjes.

Mirena thotë se njëri nga vëllëzërit Dehari shihet duke i rezistuar Policisë së Kosovës, për marrëveshjen të cilën sot po e finalizon kryeministri Albin Kurti.

Mirena thotë se për këtë marrëveshje, njëri nga vëllëzërit Dehari

“Nuk jam i sigurt se cili, por ketu eshte ose Arbnori ose Astrit Dehari, duke protestu ne aeroportin e Prishtines kunder Edita Tahirit e cila kishte negociuar Marreveshjen zbatimin e se ciles tani po e finalizon Albin Kurti”, shkroi Mirena.