Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të martën një numër zëvendësministrash në ministritë e Qeverisë së Kosovës.
Në mesin e të emëruarve janë edhe zëvendësministra të parë, ndërsa disa ministri do të kenë nga dy zëvendësministra.
Lista e zëvendësministrave të emëruar është si vijon:
Përparim Kryeziu – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Kreshnik Ahmeti – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Hysni Mehani – Zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
Agon Batusha – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Getoar Mjeku – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë.
Triera Kasumi-Berisha – Zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë.
Fatban Bunjaku – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Jeton Mehmeti – Zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Ali Dula – Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
Enver Dugolli – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Zef Morina – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.
Daulina Osmani – Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.
Avni Zogiani – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Driton Hyseni – Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Agon Dobruna – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Besart Jashari – Zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Nora Arapi-Krasniqi – Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Tijana Veljkovic – Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Arsim Berisha – Zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
Genc Nimoni – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë.
Gegë Lleshi – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Enis Kervan – Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
Lulzim Hetemi – Zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Ratomir Minic – Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Igor Mitic – Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Muhedin Nushi – Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Sejnur Veshall – Zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.