G Bani harron Valbonën për Danjën?”Jo e admiroj, por e adhuroj”

Një dashuri e re për G Banin të cilin vetëm brenda formatit të BBVA,mundëm të njohim anën e tij romantike.

Reperi ka bërë një deklaratë për Danjen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke treguar hapur pëlqimin e tij për të. Teksa bisedonte me Rozanën, ai u shpreh se nuk mund të fokusohej kur e shikonte dhe dëgjonte zërin e saj.

“Jo e admiroj, por e adhuroj. Ç’fokusohem kur e shikoj dhe kur ia dëgjoj zërin. Paraqitja, veshja, klasi… kur e shikoj fikem,” – tha ai, duke lënë të kuptohet se ka një dobësi të madhe për Danjen.G Bani shtoi se pikërisht për këtë arsye ka preferuar të flasë hapur dhe të thotë çfarë mendon.

“Ngaqë është kështu situata, e kam lënë t’i japë gojës. Ka thënë epitetet, ka thënë fjalë, mendova se do reflektojë,” – u shpreh ai.