Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit deklaroi se po punojnë për të fituar zgjedhjet.
Madje, në një intervistë në RTV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se gara e AAK-së do të jetë me Vetëvendosjen.
Kjo nuk i ka pëlqyer deputetit të qeverisë i cili deklaratat e Haradinajt i quajti “simptoma që rrezikon mos ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme.”
Bajqinovci u tall edhe me një deklaratë të Fatmir Limajt, kreut të Nisma-s ndërsa dha edhe projeksionin se koalicioni AAK-NISMA “do të bien poshtë…nën prag.”
Postimi i Bajqinovcit:
Këto janë simptomat e para që tregojnë që AAK e din që rrezikon mos ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme.
Kjo po ma kujton atë deklaratën e Fatmir Limajt para disa vitesh ku thoshte “çfarë pragu bre…na po shkojmë me fitu”.
Fatmiri është kapë për Ramushin me shpresë që po ngjitet lart. Po në fakt do bashkë do të bien poshtë…nën prag.
Besoj që jam i qartë.