Mërgimtarë, mos e lini Luginën vetëm! Bizneset e Preshevës e Bujanocit kanë nevojë për ju!

Mërgata shqiptare nga Lugina e Preshevës, që çdo verë kthehet në vendlindje për pushime, vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore ekonomike për familjet e tyre.

 

Bizneset lokale në Preshevë dhe Bujanoc shprehen se janë përgatitur për sezonin e diasporës dhe presin që mërgimtarët të konsumojnë edhe në vendlindje. Sipas tyre, çmimet në restorante, markete dhe biznese të tjera janë pothuajse të njëjta, madje në shumë raste edhe më të ulëta se në vendet tjera sidomos Maqedoni dhe Kosovë, ndërsa oferta nuk mungon.

Përfaqësues të bizneseve lokale theksojnë se mbështetja e ekonomisë vendore nuk është vetëm një çështje konsumi, por edhe një formë solidariteti dhe patriotizmi ekonomik vendor.

 

Sipas tyre, çdo euro e shpenzuar në Preshevë dhe Bujanoc kontribuon në ruajtjen e vendeve të punës, zhvillimin e bizneseve familjare dhe forcimin e ekonomisë shqiptare në Luginë.

Andaj ata kërkojnë më shumë solidarizim dhe paratë të shpenzohen në vendlindje.

Nga ana tjetët fotografi të shpërndara nëpër rrjeret sociale tregojnë kolona të gjata makinash që presin për të shkuar në Kosovë e Maqedoni, dhe jo vetëm për naftën e lirë, por duke harxhuar para.

Sipas përllogaritjeve, nëse secila familje shpenzon mesatarisht rreth 100 euro në ditë, atëherë nga Lugina dalin qindra mijëra euro çdo ditë vetëm gjatë sezonit të diasporës.

Kjo situatë paraqet një kontrast të dhimbshëm për ekonominë vendase. Bizneset lokale në Preshevë dhe Bujanoc presin me padurim këtë sezon pushimesh për të marrë oksigjenin e munguar financiar përmes konsumit të diasporës—një formë kjo e mbështetjes që shpesh cilësohet si akt patriotizmi.

Mos e lini Luginën vetëm me përqafime e fotografi pushimesh. Lëreni edhe me ekonomi më të fortë. Çdo euro e shpenzuar në vendlindje është një investim për vëllezërit dhe familjarët tuaj që jetojnë e punojnë aty çdo ditë.(INA)