“Me pronarët s’ke punë fare”/ Gazetari i njohur i bën ftesën e hapur Klodiana Lalës, ja për çfarë bëhet fjalë

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala prej pak ditësh është tashmë një gazetare “e lirë” pasi ka vendosur të largohet nga televizioni ku punoi për një kohë të gjatë. Ndërkohë gazetari Çim Peka, i ka bërë ftesë të hapur, publikisht që Lala t’i bashkohet, duke u shprehur se ajo do të ketë mundësinë të trajtojë temat që dëshiron dhe pa ndërhyrjen e pronarëve.

Pjesë nga biseda:

Çim Peka: Klod Lala, gazetare më e njohur e kronikës në këtë vend, tashmë gazetare e lirë. Publikisht e ke ofertën për të ardh këtu…

Klodiana Lala: Do ta shqyrtoj, ua thashë, e them dhe publikisht… Do ta shqyrtoj.

Çim Peka: Nëse s’do të kesh kurrë punë me pronarët, as mirëmengjes dhe as mirdita, do të bësh çfarë të duash vetë.

Klodiana Lala: E vlerësoj, e vlerësoj ftesën edhe do ta shqyrtoj!

Çim Peka: Ky është vendi, e ke ftesën e hapur