Në tubimin me mërgatën shqiptare në Zurich të Zvicrës, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se “nuk ka edhe patriot edhe hajn”, duke folur për UÇK-në dhe zhvillimet pasluftës.
Sipas raportimeve, Kurti tha:
“Nuk ka edhe patriot edhe hajn. Ose patriot, ose hajn. Nuk ka edhe çlirimtar edhe zullumqar.”
Deklarata e tij ka nxitur reagime në media dhe rrjete sociale, pasi u interpretua si kritikë ndaj disa ish-komandantëve të UÇK-së dhe figurave të pasluftës.