Diplomati serb çmend Serbinë: Nesër do të angazhohesha të siguroj për Kosovën një ulëse në KB – ja cila është zgjidhja më e mirë

E vetmja kashtë e shpëtimit për Serbinë dhe popullin serb është që Kosova të marrë një ulëse në Kombet e Bashkuara dhe që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, ka deklaruar historiani, diplomati dhe shkrimtari serb Millan St. Protiq.

Ai ka thënë se mbijetesa e Serbisë si shtet dhe si komb në praktikën politike do të thotë që ne duhet të pajtohemi që Kosova të marrë një ulëse në Kombet e Bashkuara dhe Serbia njëkohësisht të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Nesër do të isha dakord dhe do të përpiqesha të siguroj një vend për Kosovën në OKB në këmbim të anëtarësimit të plotë të Serbisë në BE në të njëjtën kohë. Dhe pastaj do t’ia propozoja popullit dhe do të përpiqesha t’i bindja se kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo pozitë tragjike në të cilën ndodhemi dhe i takon atyre të vendosin, të vendosin gishtin në kokë dhe njëherë të bëhen seriozë dhe të largohen një herë e përgjithmonë nga marrëzirat me jugosllavizëm, titizëm, komunizëm, me të painkuadruarit…”, ka thënë Protiq.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se integrimi evropian dhe euroatlantik po ndahen artificialisht, duke thënë se ndoshta vetëm duhet kohë për të bindur popullin e Serbisë se anëtarësimi në NATO është më shumë avantazh sesa disavantazh.

I pyetur nëse për disa do të ishte paradoks që Aleksandar Vuçiq të fuste Serbinë në BE, Protiqi ka thënë se nuk beson që Vuçiqi do ta bëjë këtë, sepse për këtë “nuk ka as guxim e as mend”.

“Nuk shoh që jemi në rrezik të madh nga kjo, as nuk shoh që ka mjaft njerëz në këtë vend që e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo në këtë moment, siç nuk e kuptonin as më parë, sepse sikur të kuptonin kjo do të realizohej. Ashtu si nuk do të pranojnë që, Kosova është e humbur dhe e fusin kokën në rërë dhe flasin budallallëqe, jo vetëm sot por edhe në të kaluarën”, ka thënë Protiq.

Ai ka shtuar se “çmimi që paguajmë po bëhet gjithnjë e më i lartë, sepse nga njëra anë, në Serbi këtë vit nuk do të lindin as 60.000 fëmijë dhe do të vdesin 100.000 njerëz e ndoshta edhe më shumë, ndërsa fëmijët tanë më të mirë janë duke u larguar nga Serbia”.