Analistja Zana Avdiu: Kosova nuk është e Vjosa Osmanit e as e Albinit

Aalistja politike Zana Avdiu ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti se në Forumin, për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e ka quajtur skandal mos pjesmarrja e asnjë politikanje femër nga Shqipëria.

Avdiu iu ka thënë se komplekset e tyre nuk mundem me i shëruar duke përdorur shtetin e pushtetin. Ajo u ka bërë me dije se shqiptarët e Kosovës nuk duan ndasi me shqiptarët e Shqipërisë.

Postimi i plotë i tij:

Kosova nuk eshte e Vjosa Osmanit, e as e Albinit.
Mbajtja e ”Forumit per Grate, Paqen dhe Sigurine”, pa asnje grua nga qeveria e Shqipnise, eshte skandal, eshte e papranueshme.

Komplekset tuaja, nuk mundeni me i sheru tu e perdore shtetin. Presidenca nuk eshte prone private e Vjoses, me vendos ca ta doje e qysh te doje.
Qytetaret e Kosoves nuk dojne percarje e ndasi me shqiptaret e Shqipnise. E ju jeni te obligum me e permbush vullnetin e qytetareve.

Ktyne, nuk iu mjafton urrejtja e ndasite qe i kane ba ne Kosove, tash ia kane mesy qe keto me i ba edhe me Shqipnine.