Mërgimtari i njohur i tiktok-ut, Rasim Avdyli, ka kritikuar bashkëvendasit që nuk janë origjinal dhe se nuk e pranojnë vetvetën ashtu si janë, duke thënë për veten vazhdimishtse nuk do të mbajë asgjë fshehtë për publikun. Ai ka zbuluar edhe një gjë që nuk e ka ditur publiku deri më tani për të dashurën e tij gjermane.
Në një bashkëbisedim me miqtë e tij livë në tiktok, ai është pyetur se a ka e dashura e tij gjermane fëmijë me dikë tjetër, përgjigja e Rasimit ka qenë e mënjëhershme që që po, ajo ka një fëmijë nga një lidhje e më parshme.
Edhe pse kjo nuk ka rënë në sy, Rasimi këtë e ka zbuluar edhe në një video të mëhershme ku ka folur për dy fëmijët e tij nga martesa që e kishte në Kosovë.
Ai madje ka treguar se edhe tani e dashura e tij gjermane e ka një fëmijë, duke shtuar se do t’i tregojë të gjitha dhe se nuk do të mbajë asgjë fshehtë, shkruan pemajetes.com.
“Kisha dashtë me ma falë Zoti edhe një fëmijë. Kam pas fëmijë, po rata nuk i kam rritë vet, i ka rritë familja edhe ata nuk e kanë dashninë për mu qysh e dojnë fëmija babën e vet. Edhe ata ndoshta e kanë me të drejtë sepse janë rritë pa babë, edhe pse ju kam qu pare, por s’jom kanë për ta, nuk i kam qu te mjeku, e shumë do sene”, ka thënë Avdyli.
Për këtë, ai thotë se ka qef me e pas edhe një fëmijë, për të cilin thotë se dëshiron ta rrisë vet. “Për qata kam qef me e pas një fëmijë me e rritë vet me duar të mija, me e la, me qu te mjeku… Unë i kom dy fëmijë, por po kam qef që për shkak të grues tem, sepse edhe kjo e ka një fëmijë, e ka një djalë, po kallxoj kështu publikisht, por unë po kom qef me e pas me to një fëmijë”, shprehet Avdyli. /pemajetes.com/ VIDEO: