Vajza e aktorit të ndjerë Rasim Thaçi – Cima, Adelina Thaçi Meta, nuk arriti të sigurojë mandat deputeteje në zgjedhjet e 7 qershorit. Këngëtarja dhe deputetja nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës ishte pjesë e listës zgjedhore, por kësaj radhe grumbulloi 14,712 vota preferenciale, rezultat që nuk i mjaftoi për të qenë në mesin e emrave fitues.
Rezultati ka befasuar një pjesë të opinionit, pasi Adelina Thaçi Meta gëzonte një profil të lartë publik si artiste dhe figurë politike. Në zgjedhjet e kaluara ajo kishte arritur të zgjidhej deputete për herë të parë, duke siguruar mbi 16 mijë vota dhe duke hyrë në Kuvend pa pasur nevojë për kuotën gjinore.