Vjosa Osmani triumfon me numerimin e ketyre votave

Po vazhdon procesi i numërimit të votave me postë.

 

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 76 kuti të votave me postë po prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me 69.59% apo 19 mijë e 560 vota.

E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës e cila renditet me 15.30% apo 4 mijë e 302 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 7.96% apo 2 mijë e 238 vota.

Aleanca renditet e katërta me 5.36 apo 1 mijë e 507 vota.