Ish-kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri dhe ish-kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas rezultateve të numërimit të votave preferenciale, Tahiri ka grumbulluar 6,965 vota, rezultat që nuk i mjafton për të fituar mandatin e deputetit.
Rezultati i tij po konsiderohet befasi nga një pjesë e mbështetësve të LDK-së, duke pasur parasysh profilin e tij politik dhe faktin se ka udhëhequr degën e partisë në Vushtrri për vite me radhë. Tahiri më herët ka shërbyer edhe si deputet dhe kryetar komune, por kësaj radhe nuk ka arritur të marrë besimin e mjaftueshëm të votuesve për t’u rikthyer në Kuvend.