Vendimi i ri i Kurtit i le goje hapur Hamzen dhe Abdixhikun

Bisedimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kanë marrë një kthesë të papritur gjatë takimit të sotëm, duke e vështirësuar arritjen e një marrëveshjeje për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

 

Burime të Gazetës Express të afërta me bisedimet thonë se pengesa kryesore ka të bëjë me renditjen e hapave që duhet të ndërmerren në Kuvend.

Sipas këtyre burimeve, Kurti ka kërkuar që fillimisht Projektligji për Specialen të miratohet vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe vetëm pas kësaj të procedohet leximi i dytë i projektligjit.

 

Kjo formulë, sipas burimeve të Express, nuk është pranuar nga kreu i PDK Bedri Hamza.