“Çartet” Aurela Gaçe pas skandalit te kompozitorit

Pas raportimeve dhe aludimeve të përhapura ditët e fundit, këngëtarja ka dalë me një reagim publik, duke hedhur poshtë kategorikisht përfshirjen e saj në videot që po diskutohen.

 

“Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë”, shkruan ajo, duke nënvizuar se bashkëpunimet e saj në muzikë kanë pasur vetëm karakter profesional.

Ajo thotë se është nënë, bashkëshorte dhe bijë dhe se nuk do të lejojë përdorimin e emrit apo dinjitetit të saj për thashetheme.

 

Në mbyllje, paralajmëron gjithashtu masa ligjore kundër kujtdo që, sipas saj, shpif ose prek emrin dhe dinjitetin e saj: “Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur”