Ngjarje tragjike, një 19 vjeçar i vdekur

Një djalë 19-vjeçar është gjetur i vdekur në Nikaj të Kaçanikut.

 

Sipas të dhënave fillestare të policisë, viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, transmeton IndeksOnline.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

 

“Me datën 03.10.2026, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se në fshatin Nikaj të Kaçanikut, familjarët kanë gjetur një 19-vjeçar, pa shenja jete

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente të dyshimit për përfshirje të personave të tjerë” deklaroi Veseli.