Mërgimtari Naser Xhylani, i cili është militant i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar deklarata të rënda dhe e ka kërcënuar me kanun ish-komandantin e UÇK, Daut Haradinaj, shkruan Periskopi.
Xhylani i cili jeton prej vitesh në Itali dhe është i martuar me shtetase italiane, ka të kaluar të errët.
E kaluar kriminale e Naser Xhylanit?
Për mërgimtarin Naser Xhylani ishte lëshuar urdhër-arrest nga policia italiane,pasi ai ishte pjesë e një bande kriminale në Itali, për cka edhe autoritetet atje e kishin shpallur në kërkim bashkë me Erion Hysenin dhe Roland Nurce.
Xhylani dhe bashkëatdhetarët e tij kishin kontakte me trafikantët e drogës në Kolumbi për furnizim me kokainë dhe në Spanjë për kanabis, raporton voxnews.al , transmeton Periskopi.
Si e kërcënoi Naser Xhylani, Daut Haradinajn?
Në një video të publikuar në Facebook, Xhylani e ka krahasuar Haradinajn me kryeterroristin Milan Radoiçiqin, i cili është përgjegjës për sulmin në Banjskë, duke iu referuar me mbiemrin e tij, “Daut Radoiçiq”.
Advertisement
“Na paska folur Dauti, Daut Radoiçiqi. Unë desha t’i them nja dy fjalë Dautit. O Daut, populli të njeh mirë, këtë kërcënim që e bën ti ndaj popullit, nuk vlen. …keni luftuar për një periudhë të shkurtër gjatë luftës, dhe e dimë krejt atë rezultatin që e keni pasur. Por ju njohim mirë edhe pas luftës, për ma shumë se 20 vjet pas luftës”, ka deklaruar ai në Facebook.
Në fund të videos, ai ka përdorur edhe gjuhë të drejtpërdrejtë kërcënuese, duke përmendur “kanunin” dhe persona që, sipas tij, janë “të gatshëm për sakrificë”.