Nga 1 janari do të hyjë në fuqi një ndryshim që do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat mujore të punëtorëve që paguhen me pagën minimale, duke u mundësuar atyre të marrin më shumë para për të njëjtin numër orësh pune.
Paga minimale në Gjermani, e cila aktualisht është 13.90 euro bruto për orë, do të rritet në 14.60 euro nga fillimi i vitit 2027.
Kjo nënkupton se një punëtor që punon 40 orë në javë me pagë minimale do të përfitojë mesatarisht rreth 121 euro bruto më shumë në muaj, apo rreth 1,456 euro më shumë në vit.
Me rritjen e re, paga minimale mujore për një punëtor me orar të plotë prej 40 orësh në javë do të arrijë mesatarisht në rreth 2,531 euro bruto.
Nga ky ndryshim mund të përfitojnë edhe shumë shqiptarë të punësuar në sektorë të ndryshëm në Gjermani, të cilët aktualisht paguhen nën nivelin e ri të pagës minimale.
Shuma që punëtorët do të marrin në llogaritë e tyre bankare do të varet nga tatimet, kontributet sociale dhe rrethanat individuale të secilit.