Eksperti i zgjedhjeve nga Demokracia në Veprim (DnV), Eugen Cakolli, ka publikuar projeksionin aktual të përbërjes së Kuvendit të Kosovës bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas Cakollit, ndarja e mandateve në këtë fazë reflekton votat e numëruara deri më tani, por rezultati përfundimtar mbetet i hapur për shkak të votave që ende nuk janë procesuar.
Ai ka theksuar se rreth 100 mijë vota nga diaspora dhe votat me kusht vazhdojnë të mbeten jashtë llogaritjeve aktuale.
