Arrihet marrëveshja e koalicionimit në parim mes Kurtit dhe Abdixhikut

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur një pajtim në parim për formimin e institucioneve të reja.

 

Siç raporton Koha.net, dakordimi përfshin ndarjen e tri pozitave kryesore të shtetit, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes po mbetet peng i zhvillimeve të brendshme në LDK.

Sipas burimeve të Koha.net, marrëveshja parasheh që LDK-ja të marrë postin e kryetarit të Kuvendit, pozitën e zëvendëskryeministrit të parë dhe tri ministri, ndërsa Vetëvendosje do të propozojë emrin për president.

 

Megjithatë, gjashtë deputetë – Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Janina Ymeri dhe Arben Gashi – thuhet se janë skeptikë ndaj këtij koalicioni dhe nëse ata nuk japin dritë jeshile, gjithçka do ngelet në pikëpyetje.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 53 mandate, ndërsa LDK-ja, si forcë e tretë, fitoi 18 ulëse në Kuvend./Koha.net