Deklarata të forta kanë ardhur nga një i afërm i gazetarit Arjan Çani, pas një shkrimi të publikuar prej tij lidhur me origjinën familjare.
Flamur Çani, në një prononcim për gazetën “Dita”, ka reaguar ashpër duke thënë se Arjani ka përfituar nga familja në të shkuarën, por sot, sipas tij, mohon rrënjët dhe njerëzit që e kanë ndihmuar.
“Arjani mund të mohojë edhe babanë, jo më xhaxhanë. Ka përfituar nga ne kur kishte nevojë”, shprehet ai, duke shtuar se ndërhyrja e tij ka qenë vendimtare që Arjan Çani të përfitonte një bursë studimi në Tiranë.
Sipas tij, bursa ishte e vetme dhe konkurrenca e fortë, por ai kishte ndërhyrë për t’ia siguruar nipit, duke e mbrojtur si “nip dëshmori”.
Në rrëfimin e tij, Flamur Çani hedh akuza të forta edhe për marrëdhëniet personale të gazetarit, duke pretenduar se familja ka ndërhyrë në disa raste për ta ndihmuar në situata problematike.
Deri më tani, Arjan Çani nuk ka reaguar publikisht lidhur me këto deklarata.
Arjani mund të mohojë edhe babanë, jo më xhaxhanë