Lajm i mirë: Nis në Kosovë testimi i kthimit të shisheve si në Gjermani

Vizitorët e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival patën mundësinë të provojnë për herë të parë në Kosovë sistemin e kthimit të shisheve dhe kanaçeve, një model i ngjashëm me atë që përdoret prej vitesh në Gjermani.

 

Testimi u realizua si pjesë e nismave për promovimin e riciklimit dhe mbrojtjen e mjedisit gjatë festivalit.

Organizatorët synojnë që ky model të rrisë ndërgjegjësimin për riciklimin dhe të zvogëlojë mbeturinat plastike në ngjarje të mëdha.