Quhet Gëzim, por në jetë buza i ka qeshur pak ose aspak. Gëzimi 19 vjeçar dhe i vëllai Flori 15 vjeç, janë të d ënuar nga fati dhe rrethanat me pamundësinë për të jetuar një a doleshencë dhe rini normale. Ne familjen Karruli fëmijët dhe prindërit duket se kanë ndërruar rolet. Fëmijët punojnë që të mbijetojnë prindërit…
Kryefamiljari, babai i djemve z.Kujtim, ka probleme sh ëndetësore me shtyllën kurrίzore e për këtë arsye nuk është i aftë për asnjë punë. Ndërsa e ëma z.Rajmonda, ka prob leme me dëgjimin, e mbi të gjitha duhet të kujdeset për bashkëshortin e s ëmurë.
“Unë kam nje barrë që moshatarët e mi nuk do doja ta kishin. Unë jam shtylla e kësaj shtëpie se babi im është gjysmë njeriu. Më mirë të v ras veten sesa të jetoj kështu, por s’kam ku lë prindërit….”, shprehet Gëzimi mes l otëve.
Gëzimi ka braktίsur studimet dhe ka t entuar të bëjë punë të ndryshme edhe jashtë vendit. Momentalisht po punon me vjeljen e ullinjve, por kjo punë e tremb pasi është s ezonale.