Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku janë ka miratuar 12 vendime.
Sipas njoftimit, në mesin e vendimeve, ekzekutivi ka ndarë mjete financiare në shumën prej 9,480.00 euro për mbështetjen e realizimit të programit “OringinAL”, i cili promovon Republikën e Kosovës në nivel ndërkombëtar përmes forcimit të imazhit pozitiv të Republikës së Kosovës, promovimin e potencialit të saj turistik, kulturor dhe zhvillimor, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit me diasporën në funksion të zhvillimit afatgjatë të vendit.
Gjithashtu, është themeluar Këshilli Kombëtar i Arteve, i cili konsiderohet një mekanizëm i rëndësishëm institucional që do të forcojë zhvillimin e politikave publike në fushën e artit dhe kulturës, duke garantuar profesionalizëm, pavarësi dhe përfaqësim të denjë të komunitetit artistik.
Pos tjerash, qeveria tha se ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/16, të datës 30 prill 2026, përmes të cilit Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë financiarisht vetëm specializantet lehona, të cilat janë kthyer nga pushimi i lehonisë dhe, si pasojë e ndërprerjes së vijimit të programit specialistik gjatë kësaj periudhe, nuk i kanë përfunduar modulet/ciklet e trajnimit specialistik të parapara sipas programit të specializimit, për periudhën nga 1 nëntor 2025 deri më 31 dhjetor 2026